Euro 2024

Marciniak pritet ta drejtojë finalen e “Euro 2024”

Szymon Marciniak

Polaku Szymon Marciniak pritet të jetë arbitri kryesor në ndeshjen finale të Kampionatit Evropian “Gjermania 2024”.

Sipas mediumeve polake, Marciniak është favoriti kryesor për ta drejtuar ndeshjen finale.

Ditë më parë është raportuar se arbitri italian Daniele Orsato do ta drejtonte finalen, por sipas raportimeve të fundit UEFA ka vendosur që finalen t’ia besojë polakut Marciniak.

43-vjeçari Marciniak tashmë ka drejtuar finalen e Botërorit në Katar, finalen e Ligës së Kampionëve 2023 dhe plot ndeshje tjera të rëndësishme.

Marciniak në “Euro 2024” ka drejtuar dy ndeshje. Finalja e “Euro 2024” do të zhvillohet të dielën në Berlin.