Euro 2024

Lojtarët e Ukrainës ia kujtojnë botës vështirësitë dhe shkatërrimet nga lufta

Ukriana

Trembëdhjetë lojtarë të përfaqësueses së Ukrainës publikuan një video, para paraqitjes së tyre në Euro 2024. Ata paraqitën imazhe të shkatërrimit dhe vështirësive gjatë luftës në qytetet e tyre të lindjes, 27 muaj pasi nisi pushtimi rus i Ukrainës.

“Qytetet tona do të donin të organizonin Evropianin. Aktualisht po luftojnë jo për turne, por për lirinë e tyre”, është mesazhi që u shfaq në ekran gjatë videos prej 90 sekonda.

Videoja shfaq shtëpi të kthyera në rrënoja, ndërtesa të djegura nga sulmet ajrore dhe ekipet emergjente duke ndërhyrë.

“Jam Mykola Sharapenko. Qyteti prej nga jam unë është shkatërruar plotësisht nga rusët”, thotë lojtari i Dinamo Kievit.

Disa qytete të Ukrainës, duke përfshirë Donetskun, organizuan Evropianin 2012 së bashku me Poloninë.

Ukraina është kualifikuar në Evropian dhe luan të hënën ndaj Rumanisë.