Euro 2024

Lojtarët e Francës optimistë se Mbappe do të jetë gati

Kylian Mbappe

Bota e futbolli po pret të zbulojë se për sa kohë superylli i Francës, Kylian Mbappe, do të jetë jashtë Kampionatit Evropian pas thyerjes së hundës. Diagnoza është mjaft inkurajuese nga dy shokët e tij të skuadrës.

“Një hundë e thyer nuk është fundi i botës”, tha mesfushori Adrien Rabiot të mërkurën në konferencën e mbajtur në Paderborn, ku Franca po zhvillon përgatitjet. “Dhe Mbappe duhet të jetë me ne shumë shpejtë”.

William Saliba tha se sulmuesi i ri i Real Madridit po ndihet pak më mirë përpara se t’u nënshtrohej më shumë testeve për lëndimin e hundës të pësuar në ndeshjen hapëse të Grupit D të Francës kundë Austrisë. Franca e fitoi 1:0 ndeshjen.

“E pashë këtë mëngjes, ai ishte pak më mirë”, tha Saliba.

Mbappe theu hundën kur u përplas me shpatullën e mbrojtësit të Austrisë, Kevin Danso. Ai duhet të mbajë një maskë për fytyrë, u tha në njoftimin e Federatës së Futbollit të Francës.

Franca e luan të premten ndeshjen e radhës. Përballë e ka Holandën. Ende nuk ka konfirmim zyrtar nëse Mbappe do të jetë në dispozicion.