Euro 2024

Laimeri e vlerëson avantazh mungesën e kapitenit të Turqisë

Konrod Laimer

Futbollisti i Përfaqësueses së Austrisë, Konrod Laimer, është ndarë shumë i kënaqur me fazën e grupeve të Kampionatit Evropian, por tani synon më shumë.

Austria do të ballafaqohet me Turqinë në fazën e 1/8 së finales së Kampionatit Evropian, të martën nga ora 21:00 në Leipzig.

“Kjo është diçka shumë e veçantë për mua dhe gjithë ekipin. Në futboll, gjërat gjithmonë mund të përmirësohen. Por të përfundosh në vendin e parë në grup, është arritje shumë, shumë e madhe”, ka thënë futbollisti i Bayern Munichut për arritjen historike të austriakëve.

Laimer ka thënë se mungesa e Hakan Calhanoglut mund të jetë pozitive për Austrinë.

“Jemi shumë të motivuar. Ne e dimë po ashtu se suspendimi i Calhanoglut është avantazh. Por, ne do ta shikojmë lojën tonë”, është shprehur mesfushori i talentuar.