Qendërmbrojtësi i Anglisë, John Stones, është pyetur të enjten mbrëma në konferencën për shtyp se cili është lojtari që e ka impresionuar më së shumti te Zvicra.
Ai ka zgjedhur Manuel Akanjin, bashkëlojtarin te Manchester City.
“Do të thosha bashkëlojtari im, Manu Akanji. E shoh punën e tij çdo ditë dhe e di sa shumë profesionist është. Është person shumë i mirë po ashtu. Shumica e lojtarëve të nivelit të lartë janë njerëz të mirë dhe ai është njëri prej tyre. Unë jam fans i tij, i lojës së tij dhe e dua mënyrën se si ai luan. Do të jetë gjë e mirë të luajmë kundër”, ka thënë Stones.