Euro 2024

Kush e mban rekordin e golave në një turne të Evropianit

platini

Për herë të parë në 12-të vjet, tri gola mund të jenë mjaftueshëm për ta fituar “Këpucën e Artë” në Kampionatin Evropian.

Para finales ndërmjet Spanjës dhe Anglisë të dielën mbrëma në Berlin, gjashtë lojtarë kanë nga tri gola të realizuar.

Në “Euro 2012”, gjashtë lojtarë kishin nga tri gola secili, ndërsa Fernando Torres e kishte fituar çmimin pasi kishte më shumë asistime dhe ka luajtur më pak minuta, ka shkruar “Sky Sport” i Austrisë. 

UEFA ka konfirmuar se numri i golave të shënuar është kriteri i vetëm që llogaritet për “Këpucën e Artë”.

Vetëm kapiteni i Anglisë, Harry Kane dhe Dani Olmo i Spanjës kanë shanset më të mira për ta fituar çmimin, pasi e kanë edhe një ndeshje për ta luajtur.

Cody Gakpo, Jamal Musiala, Georges Mikautadze dhe Ivan Schranz, janë eliminuar.

Nga dy gola kanë edhe Jude Bellingham dhe Fabian Ruiz.

Olmo i prin listës jozyrtare pasi 26-vjeçari ka edhe dy asistime.

Francezi Michel Platini e mban rekordin me nëntë gola të shënuar në një turne të Kampionatit Evropian.

Këtë gjë ai e kishte arritur në vitin 1984.

Antoine Griezmann kishte shënuar gjashtë gola në “Euro 2016”, ndërsa Cristiano Ronaldo pati pesë gola para tri vjetësh.

Patrik Schick po ashtu kishte shënuar pesë gola në “Euro 2020”, por nuk kishte asnjë asistim.