Hera e fundit kur Spanja dhe Anglia janë takuar në një turne madhor, Lamine Yamal, Nico Williams dhe Jude Bellingham nuk ishin të lindur fare.
Më 22 qershor të vitit 1996, “La Roja” dhe “Tre Luanët” luajtën në çerekfinale të Kampionatit Evropian në “Wembley” të Londrës.
Anglia kishte fituar në penallti, ndërsa ishte eliminuar në raundin tjetër nga Gjermania që në fund e kishte fituar trofeun.
Përveç çerekfinales së vitit 1996, këto dy përfaqësuese kanë zhvilluar edhe tri ndeshje tjera.
Në Kampionatin Evropian 1980, Anglia kishte fituar 2:1 në fazën grupore në Napoli, por të dyja përfaqësueset ishin eliminuar.
Dy vjet më vonë, në Kupën e Botës në Spanjë, ndeshja në Madrid kishte përfunduar 0:0.
Në vitin 1950, Spanja kishte fituar 1:0 në Kupën e Botës në Brazil.
Ndërkohë, takimi i fundit mes Spanjës dhe Anglisë ka qenë në Ligën e Kombeve në vjeshtën e vitit 2018.
Spanja kishte fituar 2:1 në udhëtim, ndërsa një muaj më vonë, Anglia fitoi 3:2 ndaj Spanjës.
Për Anglinë është finalja e dytë në Kampionat Evropian, ndërsa për Spanjën, e pesta.
Vetëm Gjermania ka luajtur në finale më shumë, gjashtë herë gjithsej.