Ndonëse prej minutës së 20-të luajti me një lojtar më shumë në fushë, Turqia me shumë mund arriti fitore 2:1 ndaj Çekisë.
Fitorja ua siguroi turqve vendin e dytë në Grupin F dhe kualifikimin në një të tetën e finales në Euro 2024.
Turqia i mblodhi gjashtë pikë, sa i ka edhe Portugalia që më herët kishte fituar grupin. Gjeorgjia u rendit e treta me katër pikë dhe po ashtu u kualifikua.
Ndërkohë Çekia mbeti e fundit me një pikë dhe eliminohet.
Çekisë i kushtoi shtrenjë moskujdesi i mesfushorit ofanziv Antonin Barak. Në minutën e 20-të ai mori kartonin e dytë të verdhë për lojë të ashpër dhe u përjashtua.
Pjesa e parë përfundoi 0:0.
Në minutën e 51-të turqit shënuan për 1:0. Pas disa përpjekjeve rresht, Hakan Çalhanoglu gjeti këndin e pambuluar në portën çeke, duke goditur saktë.
Çekët ia dolën të barazojnë në minutën e 66-të, kur shënoi Tomash Souçek.
Çekia ka vazhduar sulmet deri në fund, por pa mundur të konkretizojë. Ndërkohë raste nga kundërsulmet kishte edhe Turqia, kurse rezultati ndryshoi vetëm në minutën e 94-t. Çenk Tosun shënoi për fitoren 2:1 të Turqisë dhe për kualifikim në fazën nokaut pas një kohe të gjatë.
Festa u takoi tifozëve të zjarrtë turq, që ishin në numër të madh në stadiumin në Hamburg. Ka pasur përleshje mes lojtarëve në fundin e ndeshjes dramatike.
Schick nuk luan te Republika e Çekisë, Guleri kthehet te Turqia
Sulmuesi i Republikës së Çekisë, Patrik Schick, nuk ka arritur ta lërë plotësisht prapa lëndimin, por do të jetë në bankën rezervë për duelin kundër Turqisë.
Sulmuesi i Bayer Leverkusenit u lëndua në pjesën e dytë të ndeshjes me Gjeorgjinë, që ishte mbyllur 1:1.
Mojmir Chytil do të jetë udhëheqës i sulmit të çekëve, ndërsa vend ka zënë edhe Antonin Barak.
Formacioni i Republikës së Çekisë:
Stanek, Holes, Hranac, Krejci, Coufal, Soucek, Provod, Jurasek, Barak, Chytil, Hlozek
Ka ndryshim të formacionit te Turqia në portë.
Mert Gunok rikthehet në portë pasi ka lënë prapa lëndimin.
Po ashtu, vend si titullar do të ketë edhe për 19-vjeçarin Arda Guler.
Ai ishte në bankën rezervë për duelin kundër Portugalisë.
Formacioni i Turqisë:
Gunok, Kadioglu, Demiral, Akaydin, Muldur, Ozcan, Yuksek, Yildiz, Calhanoglu, Guler, Yilmaz
Kush ishte më i miri i ndeshjes Çeki – Turqi?
Barish Alper Yilmaz u shpall nga UEFA lojtari më i mirë i ndeshjes mes Çekisë dhe Turqisë. Turqia fitoi 2:1 dhe avancoi në fazën nokaut të Euro 2024.
“Ai ishte rrezik konstant në ndeshje. Ka dërguar topin në hapësirë prapa mbrojtjes çeke dhe ka ofruar krosime të rrezikshme”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.
Barazon Çekia
Çekia ka barazuar në 1:1 rezultatin në ndeshjen ndaj Turqisë.
Tomas Soucek shënoi në minutën e 66-të.
Turqia në epërsi
Turqia ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Çekisë.
Hakan Çalhanoglu realizoi në minutën e 51-të.
Turqia është afër kualifikimit.
Pa gola në pjesën e parë, Turqia në pozitë të mirë
Nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes Çeki – Turqi.
Kishte shumë duele të forta, por jo edhe shumë raste për gol. Prej minutës së 20-të Çekia është me një lojtar më pak në fushë. Çekët lëshuan rast të artë në minutën e fundit.
Me rezultatet aktuale Turqia kualifikohet nga pozita e dytë, ndërsa Çekia mbetet e fundit dhe eliminohet.
Çekia me një lojtar më pak ndaj Turqisë
Çekia ka mbetur me një lojtar më pak në ndeshjen ndaj Turqisë.
Në minutën e 20-të mesfushori Antonin Barak e mori kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje të palejuar dhe u përjashtua.
Rezultati është 0:0.