Tifozët e futbollist po vlerësojnë se N’Golo Kante është kthyer në nivelin e tij më të lartë, pas paraqitjes që i siguroi çmimin e Lojtarit të Ndeshjes, të hënën.
Mesfushori po luan për Francën për herë të pas dy vjetësh. Franca e filloi kampanjën në “Euro 2024” me fitore të vështirë ndaj Austrisë, 1:0.
Kante 33-vjeçar mbuloi çdo pjesë të fushës. Ishte prani e vazhdueshme para katër mbrojtësve dhe dha përkrahje në sulm në momente vendimtare.
Në një rast shkëlqimi, ish-lojtari i Chelseat e ndali Patrick Wimmerin, derisa austriaku po shkonte drejt portës së pambrojtur.
Askush nuk e ka kontestuar se Kante me meritë e fitoi çmimin Lojtar i Ndeshjes. Ai tani po luan për Al-Ittihad në Arabi Saudite, pas transferimit si lojtar i lirë në verë.
Nëse Kante vazhdon me paraqitje të tilla, Franca do të jetë favorite e Evropianit për shumicën e njerëzve.
Tifozët besojnë se Kante është kthyer në nivelin më të lartë. Në edicionin e fundit te Chelsea i luajti vetëm nëntë ndeshje për shkak të një lëndimi.
“Nuk kishim dëgjuar për Kanten për shumë muaj. Ai befas rishfaqet dhe ofron paraqitje kulmore”, ka shkruar një tifoz.
“Kante, lojtar kulti”, ka shkruar një tjetër. “Performanca e Kantes ishte elitare”, është komenti i një tifozi tjetër, shkruan The Sun.
Pasi u shpall më i miri, Kante pranoi se ishte i lumtur që sërish po luante për Francën.
“Faleminderit të gjithëve. Jam i kënaqur që jam kthyer, është ndjenjë e mirë. Më pëlqen të jemi me përfaqësuese”, ka theksuar mesfushori që gjithë karrierën është pëlqyer shumë për shkak të modestisë brenda dhe jashtë fushës si dhe për kontributin e jashtëzakonshëm për skuadrat ku ka luajtur.
“Më pëlqeu kur dëgjova tifozët duke thirrur emrin tim. Faleminderit”, ka vazhduar Kante në stilin e tij.
Kante i kishte plot 46 ndeshje për Al-Ittihadin gjatë edicionit të tij të parë në Arabi Saudite. Te Chelsea i kishte 13 gola në 269 ndeshje gjatë shtatë edicioneve mahnitëse. Ai ka fituar gjithë trofetë e mundshëm me Chelsean. Largimi i tij ende nuk pranohet lehtë nga tifozët e Chelseat. Zëvendësuesit e tij, që kushtuan 22 milionë funte, Enzo Fernandez e Mosies Caicedo, ende nuk po mund ta zëvendësojnë atë as për së afërmi.