Harry Kane ka thënë se është “i freskët dhe i gatshëm” për lojë, pavarësisht shqetësimeve që ka pasur në aspektin fizik.
Ai ka shtuar se Anglia “nuk ka luajtur në mënyrën se si ka dashur”. Kapiteni anglez ka folur para ndeshjes finale të grupit me Slloveninë.
Anglia dhe Sllovenia ballafaqohen të martën nga ora 21:00 në Koeln, në ndeshjen e Grupit C.
Kane mungoi në ndeshjen e fundit të Bayern Munichut në Bundesligë për shkak të lëndimit në shpinë, dhe kishte dyshime nëse ai është i gatshëm për lojë në fillim të “Euro 2024”.
“Fizikisht ndihem i freskët dhe i gatshëm për lojë”, ka thënë Kane të dielën në konferencën për shtyp. “E di se ndonjëherë kam pasur ndeshje jo të mira, dhe ka të tillë që gjithmonë janë aty për ta ditur arsyen. Por, unë ndihem i gatshëm dhe do të luaj sa herë që ma kërkon trajneri. Përgatitjet për këtë turne kanë qenë të mira. U zëvendësua në ndeshjen e fundit ndaj Danimarkës, por ishte vendim i trajnerit”, ka deklaruar Kane.
Anglia është e para në grup me katër pikë. Danimarka e Sllovenia kanë nga dy pikë, kurse Serbia është e fundit me një pikë.