Euro 2024

Italianët kanë rezultate pozitive me gjyqtarin holandez

Danny Makkelie

Arbitri holandez, Danny Makkelie

Gjyqtari holandez, Danny Makkelie, do ta drejtojë duelin e Grupit B mes Kroaicsë dhe Italisë, që do të jetë vendimtar për avancim tutje.

UEFA konfirmoi të shtunën se Danny Makkelie do ta drejtojë duelin që luhet në Leipzig të hënën mbrëma, ndërsa Rob Dieperink do të jetë në VAR.

Ndihmës të Makkelies do të jenë Hessel Steegstra dhe Jan de Vries.

41-vjeçari Makkelie është inspektor policor, ndërsa në edicionin e fundit të Championsit ka drejtuar tri ndeshje ku ishin të përfshira skuadrat italiane, Inter – Benfica, Napoli – Union Berlin dhe Neëcastle – Milan.

Përfaqësuesja e Italisë është e pamposhtur në të tri ndeshjet ku gjyqtar kryesor ishte Makkelie.

Ka dy fitore dhe një barazim.

Italia kualifikohet në fazën nokaut me fitore apo barazim ndaj Kroacisë.