Gjyqtari polak i cili e drejtoi ndeshjen finale të Kupës së Botës ndërmjet Argjentinës dhe Francës, Szymon Marciniak, është caktuar gjyqtar i ndeshjes ndërmjet Italisë dhe Zvicrës.
Ky ballafaqim i takon 1/8 së finales së Kampionatit Evropian dhe do të luhet të shtunën.
Paraqitja e Marciniakut në Katar është vlerësuar si më e mira në një finale të Kupës së Botës.