Ish-selektori i Kosovës, Alain Giresse, ka dhënë një intervistë për “Flashscore” në prag të ndeshjes mes Francës e Belgjikës (sot, 18:00).
Giresse ka fituar Evropianin me Francën 40 vjet më parë, ndërsa është legjendë e futbollit francez. Te Kosova erdhi me bujë, por u largua pa lënë gjurmë.
“Triumfi në Evropian ishte moment i rëndësishëm për futbollin tonë. Kemi bërë hap gjigant në nivelin e lojës dhe mentalitetit. Ishim të parët që fituam dhe që nisëm lëvizjen nacionale të futbollit”, ka thënë Giresse për suksesin e vitit 1984.
Por në fazën grupore të Euro 2024, Franca nuk u paraqit mirë.
“U kualifikua për fazën nokaut, por me paraqitje mediokre. Loja e Francës nuk është ende e duhura. Megjithatë ka disa përjashtime historike të sukseseve, si ai i Italisë në Botërorin 1982. Azurët në Spanjë e fituan Kupën e Botës, ndonëse në grup i kishin tri barazime”, ka theksuar Giresse.
Sipas tij, Franca ende mund të jetë e suksesshme, por duhet të paraqitet dukshëm më mirë.