Euro 2024

I kemi formacionet e para të “Euro 2024”, Kroos udhëheq Gjermaninë

Toni Kroos

Gjermania dhe Skocia kanë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes hapëse të “Euro 2024”, e cila nis nga ora 21:00.

“Panzerat” startojnë me Manuel Neuer në portë. Në mbrojtje janë Antonio Rudiger e Jonathan Tah, ndërsa krahu i djathtë mbulohet nga Joshua Kimmich e i majti nga Mittelstadt.

Në mesfushë luajnë Toni Kroos e Robert Andrich. Kapiteni Ilkay Gundogan, Jamal Musiala dhe Florian Wirtz do ta ndihmojnë Kai Havertzin në qendër të sulmit.

Skocia udhëhiqet nga kapiteni Andy Robertson. Ndërsa luajnë edhe Scott McTominay, John McGinn, Kieran Tierney e Charlie Adams.

Gjermania
Skocia