Holanda të dielën mposhti Poloninë me rezultatin 2:1. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Volksparkstadion” në Hamburg, ndërsa i takoi Grupit D të “Euro 2024”.
Holanda e nis me fitore Evropianin
Përfaqësuesja e Holandës e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”. Holanda të dielën mposhti Poloninë me rezultatin 2:1. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Volksparkstadion” në Hamburg, ndërsa i takoi Grupit D të “Euro 2024”.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë, 1:1. Holandezët e nisën më mirë ndeshjen, ku patën një seri rastesh. Por Polonia ishte e para që shënoi gol. Adam Buksa në minutën e 16-të shënoi për 1:0. Por holandezët nuk u dorëzuan duke kërkuar golin e barazimit. Dhe pas disa tentimeve, në minutën e 29-të realizoi Cody Gakpo. Gjuajtja e tij u devijua nga një mbrojtës polak për rezultatin 1:1, rezultat me të cilin përfundoi edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë holandezët ishin sërish më kërkues në fushë.
Zëvendësimet e bëra nga përzgjedhësi i Holandës, Ronald Koeman dolën të qëlluara. Wout Weghorst tre minuta pasi u inkuadrua në fushë, shënoi golin e fitores për “Tulipanët”.
Ai shënoi saktësisht në minutën e 83-të për rezultatin final, 2:1. Ndeshjen e dytë, Holanda e luan ndaj Francës më 21 qershor, kurse Polonia ndaj Austrisë.
Holanda në epërsi ndaj polakëve
Wout Weghorst ka shënuar golin e epërsisë për Holandën.
GOOOOOOAAAAAAAAAAALLL WOUT WEGHORST !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! THE GOAT HAS DONE IT AGAIN !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! YAAAAEEEES !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/N5BsawhYn4
— Football Report (@FootballReprt) June 16, 2024
Ai shënoi në minutën e 83-të për rezultatin 2:1 ndaj polakëve.
Ai u asistua nga Nathan Ake.
Dy gola e shumë raste në pjesën e parë të ndeshjes Poloni – Holandë
Dy gola e shumë raste në pjesën e parë të ndeshjes Poloni – Holandë. Pjesa e parë e ndeshjes që po luhet në Hamburg përfundoi baras, 1:1.
Të parët që kaluan në epërsi ishin polakët, ndonëse holandezët krijuan disa raste të mira shënimi. Golin e parë e shënoi Adam Buksa në minutën e 16-të, kurse golin e barazimit e realizoi në minutën e 29-të, Cody Gakpo.
Gjuajtja e tij u devijua nga një mbrojtës polak. Ndeshja i takon grupit D.
Holanda barazon rezultatin
Holanda e ka barazuar rezultatin në ndeshjen kundër Polonisë.
Cody Gakpo shënoi me ndihmën e një devijimi. Ai realizoi në minutën e 29-të për 1:1.
🚨🚨| GOAL: CODY GAKPO EQUALISES!!!
Poland 1-1 Netherlands
pic.twitter.com/S054gWtvi1
Holanda rastet, Polonia shënon golin
Adam Buksa e ka kaluar Poloninë në epërsi ndaj Holandës.
Ai shënoi golin e epërsisë 1:0 ndaj Holandës në minutën e 16-të. Holanda në fakt kërkoi më shumë golin gjatë 15 minutave të para.
Por Buksa shënoi pas asistimit të Piotr Zielinskit.
POLAND TAKE THE LEAD AGAINST THE NETHERLANDS!!!!!
BUKSA 1-0 🇵🇱
pic.twitter.com/Pt0LdqH5Ws
Holanda e nis furishëm përballjen ndaj Polonisë
Holanda e ka nisur furishëm ndeshjen ndaj Polonisë.
Ndeshja po luhet në Hamburg dhe i takon Grupit D të “Euro 2024”. Cody Gakpo gjuajti në minutën e dytë, po gjuajtja e tij u prit nga portieri Wojciech Szczesny.
“Tulipanët” patën edhe disa mundësi tjera në minutat 4’ e 6’. Rezultati pas tetë minutash është baras, 0:0.
Publikohen formacionet startuese të ndeshjes Poloni – Holandë
Polonia luan sot nga ora 15:00 në Hamburg kundër Holandës në kuadër të Grupit D të Euro 20024.
Polonia do të startojë me formacion 3-4-3. Në Portël është Wojciech Szcesny, ndërsa në mbrojtje treshja Jan Bednarek, Bartosz Salamon dhe Jakub Kiwior. Në mesfushë është katërshja Przemyslaw Frankowski, Kacper Urbanski, Taras Romanczuk dhe Piotr Zielinski, ndërsa në treshen ofensive është Sebastian Szymanski, Adam Buksa dhe Nicola Zalewski.
Holanda ndërkohë do të startojë me formacion 4-3-3. Në portë do të jetë Bart Verbruggen, pasuar nga katërshja defensive Nathan Ake, Virgil van Dijk, Stefan de Vrij dhe Denzel Dumfries. Në mesfushë janë Joey Veerman, Tijani Reijnedes e Jerdy Schouten. Ndërsa në sulm Cody Gakpo, Memphis Depay dhe Xavi Simons.