Euro 2024

Holanda – Anglia, publikohen formacionet zyrtare dhe ka ndryshime

Holanda - Anglia

Holanda dhe Anglia do të luajnë nga ora 21:00 në “Signal Iduna Park” të Dortmundit për një vend në finale.

Në finale do të ballafaqoheshin me Spanjën që të martën e eliminoi Francën.

Formacioni i Holandës:

Verbruggen, Dumfries, De Vrij, Van Dijk (C), Ake, Schouten, Simons, Reijnders, Malen, Depay, Gakpo

Holanda e ka bërë vetëm një ndryshim nga dy ndeshjet e kaluara të fazës nokaut. Malen është titullar para Steven Bergwijnit.

Formacioni i Anglisë:

Pickford, Guehi, Stones, Walker, Trippier, Rice, Mainoo, Saka, Bellingham, Foden, Kane (C)

Anglia e ka bërë vetëm një ndryshim nga ndeshja him nga ndeshja çerekfinale ndaj Zvicrës.

Marc Guehi e zëvendëson Ezri Konsan në qendër të mbrojtjes, pasi e ka përfunduar suspendimin.

Pjesa tjetër e 11-shes mbetet e njëjta me atë që triumfoi ndaj Sllovakisë në një të tetën e finales.

Luke Shaw dhe Trent Alexander-Arnold kanë mbetur në bankën rezervë.

 

Konfirmohet: 110,000 tifozë holandezë në Dortmund

 

Federata e Futbollit e Holandës ka shkruar se janë 110,000 tifozë holandezë në Dortmund.

Lexo përditësimet tjera
Holanda dhe Anglia

Anglia në finale të Evropianit, Watkins vendimtar

Ollie Watkins hyri në lojë në minutën e 81-të. E zëvendësoi kapitenin e Anglisë, Harry Kane.Dhe...