Euro 2024

Guler telefonohet nga Erdogani pasi ia siguroi fitoren Turqisë në Evropian

guler

Turqia ka mposhtur 3:1 Gjeorgjinë në ndeshjen e parë të Grupit F në “Euro 2024” dhe një nga heronjtë ishte Arda Guler, i cili shënoi supergol dhe pas ndeshjes pranoi urime nga presidenti Recep Tayyip Erdogan.

19-vjeçari i Real Madridit shënoi golin më të bukur të Evropianit deri tash me një goditje të fuqishme nga më shumë se 20 metra, duke u bërë adoleshenti më i ri që shënon në këtë garë.

Guler shënoi në moshën 19 vjeç e 114 ditë, duke kaluar Cristiano Ronaldon, i cili kishte shënuar ndaj Greqisë në vitin 2004 në moshën 19 vjeç e 128 ditë.

Pas ndeshjes, teksa ishin në dhomat e zhveshjes, Guleri bisedoi me Erdoganin.

Në rundin tjetër, Turqia takohet me Portugalinë, kurse Gjeorgjia luan ndaj Çekisë.