Euro 2024

“Goli i Shaqirit më i mirë se i Bellinghamit”

Goli i Shaqirit ndaj Skocisë

Goli i Shaqirit ndaj Skocisë

Xherdan Shaqiri e Jude Bellingham kanë shënuar dy prej golave më të bukur në “Euro 2024”.

Goli i Shaqirit ndaj Skocisë u shpall më i miri i xhiros së dytë të fazës grupore. Ndërkohë Bellinghami shënoi me goditje gërshërë në fitoren e vështirë të Anglisë ndaj Sllovakisë në një të tetën e finales.

Se cili gol ishte më i bukur, është pyetur sulmuesi i Zvicrës, Kwadwo Duah. Ai është i lindur në Londër, ndërsa ka folur të mërkurën në konferencë për shtyp.

“Do të thoja që goli i Shaqirit ishte më i bukur”, ka thënë Duah duke qeshur.

Zvicra e Anglia takohen në çerekfinale, të shtunën.