Pasi nisi pushtimin e Ukrainës, Rusia është përjashtuar nga garat e UEFA-s. Nuk paraqitet në kualifikime e rrjedhimisht as në Euro 2024. Jashtë garave evropiane janë edhe klubet ruse.
Por klubet e Rusisë megjithatë do të kenë pak lojtarë në Evropianin në Gjermani.
Janë gjithsej katër lojtarë të klubeve elitare ruse të përzgjedhur për Euro 2024. Gjysma e tyre janë te Shqipëria. Mirlind Daku luan për Rubin Kazanin, ndërsa Mario Mitaj për Lokomotiv Moskën.
Sipas sajtit rus “business-gazeta”, prej kampionatit rus në Euro 2024 do të jenë vetëm edhe Srgjan Babiq i Spartak Moskës i ftuar nga Serbia dhe Vanja Drkushiq i Sochit, i ftuar nga Sllovenia.
Pas izolimit të kampionatit rus, shumë lojtarë cilësorë të huaj u larguan. Por drejt Rusisë kanë vazhduar dhe vazhdonë të shkojnë lojtarë. Ndër të tjera shkoi edhe Daku.