Euro 2024

Gjermanisë i anulohet goli

Gjermania

Gjermania dërgoi topin në rrjetë por arbitri e anuloi atë pas rishikimit të situatës në VAR.

Kështu rezultati në ndeshjen ndaj Zvicrës mbetet 0:0.

Robert Andrich është realizator në minutën e 17-të. Ai realizoi me goditje nga distanca, falë ndërhyrjes së zbehtë të portierit Yann Sommer.

Por VAR-i shpëtoi Zvicrën.


(19:47) - Shaqiri sërish nuk starton te Zvicra

Murat Yakin ka befasuar sërish me vendimin për Xherdan Shaqirin.

Ndonëse shënoi supergol ndaj Skocisë, ylli i Zvicrës nuk starton ndaj Gjermanisë, në ndeshjen që fillon në ora 21:00.

Granit Xhaka është startues dhe kapiten.

Lexo përditësimet tjera
Euro 2024 - Granit Xhaka

Gjermania e Zvicra barazojnë dhe avancojnë në 1/8 e finales

Niclas Fuellkrug ka shënuar gol në minutën e 92-të për të evituar humbjen e Gjermanisë nga...