Euro 2024

Gjermania siguron e para avancimin tutje

10 muaj më parë Realizon Gundogan
10 muaj më parë Gjermania në epërsi
Gjermani - Hungaria Euro 2024

Foto: Associated Press

Gjermania siguron e para avancimin tutje

 

Nikoqirja e Evropianit, Gjermania, u bë përfaqësuesja e parë që siguroi kalimin në fazën nokaut të “Euro 2024”.

Gjermania e fitoi edhe ndeshjen e dytë të grupit. Me fitoren e realizuar të mërkurën mbrëma ndaj Hungarisë 2:0, Gjermania e ka siguruar kalimin në fazën nokaut të Evropianit, ndonëse ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar. Kjo ndeshje u zhvillua në Stuttgart dhe i takoi Grupit A.

Gjermanët prej fillimit të ndeshjes treguan forcën e tyre. Por, edhe hungarezët kishin momentet e tyre. Pas disa rasteve të humbura Gjermania golin e parë e shënoi në minutën e 22-të.

Kapiteni Ilkay Gundogan fitoi një top në afërsi të portës, shërbeu Jamal Musialan, i cili ishte i saktë me gjuajtje nga afërsia. Musiala shënoi gol në minutën e 22-të. Me rezultatin 1:0 u mbyll edhe pjesa e parë. Gjermania me përkrahje masive nga tribunat, edhe në pjesën e dytë ishte dominuese. Dhe golin e qetësisë e shënoi në minutën e 67-të. Në skenë sërish doli kapiteni Gundogan, i cili me goditje të saktë shënoi gol për 2:0 në minutën e 67-të.

Gjermanët fituan edhe ndeshjen e parë ndaj Skocisë me rezultat të thellë, 5:1.

Ndeshjen e tretë Gjermania e zhvillon kundër Zvicrës më 23 qershor.

Realizon Gundogan

10 muaj më parë / 19 qer 2024 19:31
Gjermania

Gjermania e ka dyfishuar epërsinë ndaj Hungarisë.

Ilkay Gundogan realizoi në minutë ne 67-të pas një aksioni në zonën e rreptësisë.

Gjermania dominon pjesën e parë

10 muaj më parë / 19 qer 2024 18:54
Gjermania

Gjermania ka shkuar në pushim me epërsinë prej një goli ndaj Hungarisë. Golin e realizoi Jamal Musiala në minutën e 22-të pas një aksioni të bukur në zonë.

Gjermania dominoi edhe me posedim të topit në këtë pjesë.

Gjermania në epërsi

10 muaj më parë / 19 qer 2024 18:26
Gjermania

Gjermania ka kaluar në epërsi ndaj Hungarisë.

Goli u realizua në minutën e 22-të nga Jamal Musiala.