Pas fitores 1:0 ndaj Belgjikës dhe kalimit në çerekfinale të “Euro 2024”, Përfaqësuesja e Francës ka bërë veprim për të cilin gjermanët janë irrituar tej mase.
Franca kishte vendosur që kthimin në qendrën stërvitore pas ndeshjes me Belgjikën nga Duesseldorfi në Paderborn, ta bëjë me aeroplan.
Distanca nga Duesseldorfi në Paderborn është 177 kilometra dhe rruga do të bëhej për dy orë me autobus.
Por, Franca ka vendosur që të udhëtojë me aeroplan dhe rrugën e ka bërë për gjysmë ore.
Kjo i ka mërzitur ambientalistët në Gjermani, që kanë reaguar ndaj “Les Bleus”.
“Kjo është e pabesueshme. Një prej shembujve më absurd që kam dëgjuar ndonjëherë”, ka deklaruar Werner Reh nga Federata Gjermane për mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës.
Reagime më herët kishte edhe ndaj një udhëtimi të ngjashëm të Turqisë.