Debutuesja e vetme në Euro 2024, ka vazhduar të shkruaj histori.

Të mërkurën mbrëma në Gelsenkirchen, Gjeorgjia e mposhti Portugalinë e Cristiano Ronaldos dhe kështu bëri vend në një të tetën e finales.

Gjeorgjianët fituan me rezultatin 2:0 dhe kualifikohen nga pozita e tretë e Grupit F. Gjeorgjia i mblodhi katër pikë, dy më pak se Turqia e pozitës së dytë. Portugalia e ka fituar grupin po ashtu me gjashtë pikë, ndërsa Çekia mbeti e fundit me një pikë dhe u eliminua.

Ndeshja nisi shumë mirë për gjeorgjianët luftarakë.

Ylli i kësaj përfaqësuese, Khvicha Kvaratskhelia shënoi për 1:0 që në minutën e dytë.

Në minutën e 57-të nga pika e bardhë realizoi Georges Mikautadze, për të konfirmuar fitoren e Gjeorgjisë.


Ronaldo me tjetër paraqitje në Evropian

Cristiano Ronaldo do t’i prijë sulmit të Portugalisë sërish, në ndeshjen kundër Gjeorgjisë.

Portugezët kanë avancuar tutje nga vendi i parë në grup pas dy fitoreve.

Ronaldo ka luajtur 49 ndeshje në Kampionatet Evropiane dhe Botërore.

Por, mund të bëhet lojtari i parë evropian në histori që paraqitet në 50 ndeshje.

Formacioni i Portugalisë:

Costa, Inacio, Danilo, Antonio Silva, Dalot, Neves, Conceicao, Palhinha, Neto, Felix Ronaldo.

Formacioni i Gjeorgjisë:

Mamardashvili, Gvelesiani, Kashia, Lochoshvili, Kakabadze, Dvali, Kochorashvili, Chakvetadze, Keitishvili, Mikautadze, Kvaratskhelia.

Ndeshja mes Gjeorgjisë dhe Portugalisë i takon Grupit F dhe zhvillohet në Gelsenkirschen.

Gjeorgjianëve u duhet fitorja për të shpresuar në avancimin tutje.

Kvaratskhelia, më i miri i ndeshjes

9 muaj më parë / 26 qer 2024 23:23
Euro 2024

Ylli gjeorgjian, Khvicha Kvaratskhelia u shpall më i miri i ndeshjes Gjeorgji – Portugali.

Ai realizoi golin e parë në fitoren historike të Gjeorgjsë.

“Ai shënoi gol fantastik, mbuloi shumë hapësirë, ka mbajtur topin mirë dhe është mbrojtur kur kjo është kërkuar”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.

Asnjë gol, kjo nuk i kishte ndodhur Ronaldos

9 muaj më parë / 26 qer 2024 23:21
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka dështuar të realizojë gol në ndeshjet në grup në Euro 2024.

Kjo i ka ndodhur për herë të parë në ngjarjet e mëdha.

Ai ka shënuar në ndeshjet në grup në dhjetë ngjarjet e mëdha në të cilat ka luajtur më parë, Euro 2004, 2008, 2012, 2016 e 2020 si dhe në Botërorët 2006, 2010, 2014, 2018 dhe 2022. Këtë e ka bërë të ditur UEFA.

Mikautadze shënon dhe hyn në histori të Evropianëve

9 muaj më parë / 26 qer 2024 22:38
Mikautadze

Georges Mikautadze është lojtari i nëntë që shënon në të tria ndeshjet e fazës grupore të një turneu të Evropianit.

Një gjë të tillë më parë e kanë arritur Michel Platini 1984, Alan Shearer 1996, Hristo Stoichkov 1996, Savo Milosheviq 2000, Milan Barosh 2004, Ruud van Nistelrooy 2004, Gareth Bale 2016 dhe Cristiano Ronaldo 2021.

Mikautadze e dyfishoi epërsinë në minutën e 57-të nga penalltia, në duelin kundër Portugalisë.

Gjeorgjia drejt kualifikimit, udhëheq 2:0 ndaj Portugalisë

9 muaj më parë / 26 qer 2024 22:17
Gjeorgjia

Gjeorgjia po udhëheq 2:0 ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

Mikautadze shënoi penallti në minutën e 57-të.

Gjeorgjia është debutuesja e vetme në Euro 2024.

Gjeorgjia në epërsi pas pjesës së parë

9 muaj më parë / 26 qer 2024 21:48
Gjeorgjia - Portugalia

Ylli gjeorgjian Khvicha Kvaratskhelia ka shënuar që në minutën e dytë të ndeshjes Gjeorgji – Portugali.

Falë golit të tij Gjeorgjia po udhëheq 1:0 pas pjesës së parë.

Me fitore, Gjeorgjia avancon në fazën nokaut të Euro 2024.

Befasi, Gjeorgjia në epërsi ndaj Portugalisë

9 muaj më parë / 26 qer 2024 21:04
Gjeorgji

Gjeorgjia ka kaluar në epërsi ndaj Portugalisë që në minutën e dytë.

Khvicha Kvaratskhelia shënoi që në minutën e dytë.

Ronaldo vendos edhe një rekord

9 muaj më parë / 26 qer 2024 20:50
Ronaldo

Cristiano Ronaldo starton për Portugalinë ndaj Gjeorgjisë dhe kështu e vendos edhe një rekord. 

Ai bëhet futbollisti i parë evropian me 50 paraqitje në ngjarje të mëdha.

Lista e rekordeve të Ronaldos është e gjatë. 

Nëse shënon gol do të vendosë disa rekorde të tjera.