Euro 2024

Gjeorgjia me pikë historike, Çekia shpresat te ndeshja e fundit

Gjeorgji - Çeki

Foto: Associated Press

Gjeorgjia dhe Çekia i kanë ndarë pikët në ndeshjen e dytë të grupit F. Ndeshja që u zhvillua të shtunën në Hamburg përfundoi me rezultat 1:1. Të dyja përfaqësueset ende nuk kanë arritur fitore në “Euro 2024”. Për Gjeorgjinë ishte pikë historike, pasi është hera e parë që merr pjesë në gara madhore.

Çekët e filluan më mirë pjesën e parë, duke rrezikuar me disa goditje të fuqishme, por gjeorgjianët ishin më efikas para porte.

Në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë, Gjeorgjia realizoi për 1:0.

Nga penalltia realizoi Georges Mikautadze.

Në fillim të pjesës së dytë, Gjeorgjia i kishte disa raste shënimi, por nuk arriti që ta dyfishojë rezultatin.

Sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Patrik Schick, i barazoi shifrat për Çekinë në minutën e 59-të.

Çekët realizuan edhe një gol në pjesën e parë, por që iu anulua për shkak të prekjes me dorë nga sulmuesi Adam Hlozek.

Portieri Giorgi Mamardashvili ishte më meritori te Gjeorgjia që nuk pësoi disfatë nga Çekia. Ai patidisa pritje të mira gjatë gjithë ndeshjes.

Çekia pas dy ndeshjeve të zhvilluara renditet në vendin e tretë me një pikë.

Me një pikë është edhe Gjeorgjia që e mban pozitën e fundit në tabelë.

Në të njëjtin grup, Portugalia takohet me Turqinë. Të dyja këto shtete kanë nga tre pikë.

Në xhiron e fundit, Gjeorgjia do të luajë ndaj Portugalisë, ndërsa Çekia ndaj Turqisë. 

Kthehet Çekia, barazon rezultatin

9 muaj më parë / 22 qer 2024 16:21
c

Përfaqësuesja e Çekisë e ka barazuar rezultatin në 1:1, ndaj Gjeorgjisë.

Sulmuesi Patrik Schick ka realizuar në minutën e 59-të.

VIDEO:

Gjeorgjia befason Çekinë në fund të pjesës së parë

9 muaj më parë / 22 qer 2024 15:49
m

Gjeorgjia ka realizuar për 1:0 ndaj Çekisë në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. 

Georges Mikautadze realizoi nga penalltia. Kishte shënuar edhe ndaj Turqisë. 

Çekia kishte raste të shumta shënimi në ndeshje, por nuk arriti t’i konkretizonte në gol.

Çekia shënon, por VAR-i ia anulon

9 muaj më parë / 22 qer 2024 15:25
g

Çekia kaloi në epërsi ndaj Gjeorgjisë në minutën e 22-të.

Por goli u anulua pas intervenimit të VAR-it. Adam Hlozek luajti me dorë.  

Çekia po dominon plotësisht ndeshjen. 

VIDEO:

Nis ndeshja

9 muaj më parë / 22 qer 2024 14:59
çekia

Photo: Associated Press

Ka nisur ndeshja mes Gjeorgjisë dhe Çekisë, e cila po zhvillohet në Hamburg.

Të dyja ekipet kërkojnë pikët e para në “Euro 2024”.

Formacionet: Gjeorgji – Çeki

9 muaj më parë / 22 qer 2024 14:02
Patrick Schick

Patrick Schick

Photo: Associated Press

Gjeorgjia dhe Çekia kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e cila nis nga ora 15:00 në Hamburg.

Të dyja ekipet pësuan humbje në xhiron e parë. Gjeorgjia u mposht nga Turqia, ndërsa Çekia nga Portugalia.

Khvicha Kvaratskhelia dhe Georges Mikautadze i prin sulmit gjeorgjian.

Te Çekia nga minuta e parë starton Adam Hlozek. Në formacion është edhe Patrick Schick e kapiteni Soucek.