Disfata në finale të “Euro 2016” ndaj Portugalisë për sulmuesin Olivier Giroud nuk ishte shumë e lehtë për ta harruar.
Franca në vitin 2016 u mposht në finale të Evropianit ndaj Portugalisë me rezultatin 1:0.
Ish-sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud, të premten gjatë një konference për shtypë është shprehur se triumfi me Francën në Evropianin “Gjermania 2024” do të ishte një ëndërr e realizuar.
“Humbja në finalen e 2016-ës mbetet në mendjen time. Kjo është gara që unë ëndërroj ta fitoj. Jam i mbushur me emocione, me nostalgji, dhe me dëshirë. Objektivi kryesor është të kemi konkurrencën më të mirë të mundshme”, u shpreh francezi.
37-vjeçari është golashënuesi më i mirë në histori të përfaqësueses së Francës me 57 gola të realizuar në 133 ndeshje të zhvilluara. Me Francën, Giroud në vitin 2018 ka fituar Kupën e Botës.