Medon Berisha është lojtari më i ri që ka luajtur në Kampionatin Evropian për Shqipërinë. Kur luajti kundër Spanjës të hënën, Berisha i kishte 20 vjet, tetë muaj e tre ditë. Ai theu rekordin e Mario Mitaj.
Mitaj në fakt theu rekordin e Elseid Hysajt si lojtari më i ri i kombëtares kuqezi që luan në një Evropian. Mitaj u paraqit për Shqipërinë kundër Italisë kur ishte 20 vjet, dhjetë muaj e nëntë ditë. Shqipëria kundër Italisë luajti më 15 qershor. Humbi 2:1, ndërsa ndaj Kroacisë më 19 qershor luajti baras, 2:2.
Shqipëria kundër Spanjës humbi 1:0 dhe kështu u eliminua në fazën grupore të Evropianit që po mbahet në Gjermani.
Medon Berisha ndaj Spanjës hyri në lojë në minutën e 70-të në vend të Qazim Laçit. Mitaj u paraqit në të tria ndeshjet e Grupit B.