Euro 2024

Franca nuk fiton grupin, por avancon tutje

mbappe

Foto: Associated Press

Franca është kualifikuar si e dyta nga Grupi D në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian “Gjermania 2024”. Francezët nuk fituan ndeshjen e tyre të fundit përballë Polonisë, që ishin pa gjasa për avancim tutje.

Franca përfundoi me pesë pikë nga tri ndeshje, kurse Austria siguroi kalimin tutje pas fitores 3:2 ndaj Holandës, që po ashtu kalon tutje nga pozita e tretë. Polonia përfundoi e fundit me një pikë.

Ylli i ri i Real Madridit, Kylian Mbappe shënoi nga penalltia golin e epërsisë 1:0. Ai ishte i saktë në gjuajtjen e tij nga pika e bardhë në minutën e 56-të.

Nga penalltia i saktë ishte edhe ylli i Barcelonës, Robert Lewandowski. Ai barazoi rezultatin në minutën e 79-të. Golin e barazimit e shënoi vetëm pas tentimit të tij të dytë. Ai shënoi pas përsëritjes së penalltisë. U vlerësuar se portieri i Francës kishte kaluar me të dyja këmbët vijën fundore.

Gjatë 90 minutave, Franca ishte skuadër më dominuese në fushë. Pati më shumë raste shënimi. Por shënoi vetëm një gol dhe atë nga penalltia.

Për Mbappen ishte goli i parë i shënuar në këtë Evropian. Ai u paraqit me maskë për shkak të hundës së thyer gjatë ndeshjes së parë ndaj Holandës që pati përfunduar pa gola. Franca e fitoi ndeshjen e dytë pa Mbappen në fushë kundër Austrisë me rezultatin 1:0.

Polonia barazon, Lewandowski shënon pas dy tentimeve nga penalltia

9 muaj më parë / 25 qer 2024 19:41
lew

Robert Lewandowski humbi penalltinë e parë. Por ai ishte i saktë në gjuajtjen e dytë në minutën e 79-të, pasi VAR-i intervenoi që penalltia të përsëritej.

Ndeshja në Dortmund është barazuar 1:1.

VIDEO:

Mbappe shënon golin e parë në Euro 2024

9 muaj më parë / 25 qer 2024 19:23
mb

Kylian Mbappe e ka shënuar golin e parë për Francën në Euro 2024.

Ai shënoi nga pika e bardhë në minutën e 56-të. Një minutë më herët penalltinë e siguroi Ousmane Dembele.

VIDEO:

Francës i mungoi vetëm goli në pjesën e parë

9 muaj më parë / 25 qer 2024 18:49
Mbappe

Photo: Associated Press

Francës i mungoi vetëm goli në pjesën e parë kundër Polonisë.

Franca e udhëhequr në sulm nga lojtari i ri i Real Madridit, Kylian Mbappe krijoi shumë raste shënimi gjatë pjesës së parë kundër polakëve, por nuk shënoi asnjë gol.

Kjo ndeshje po luhet në Dortmund dhe i takon Grupit D të Euro 2024.

Mbappe në formacionin startues

9 muaj më parë / 25 qer 2024 17:19
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe është rikthyer në formacionin startues të Francës për ndeshjen ndaj Polonisë, e cila nis nga ora 18:00.

Mbappe mungoi ndaj Holandës. Ai do të luajë me maskë pasi theu hundën ndaj Austrisë.

Një tjetër befasi në formacionin e Francës është Bradley Barcola, i cili starton krah Mbappes, bashkë me Ousmane Dembele.

Robert Lewandowski i prin Polonisë, e cila veçse është eliminuar.