Franca në çerekfinale, vendos një autogol i Belgjikës
Franca është çerekfinalistja e radhës në Euro 2024.
Në ndeshjen më të fortë të një të tetës së finales, Franca të hënën pasdite e mposhti 1:0 Belgjikën. Ndeshja me ritëm të lartë, e zhvilluar në Duesseldorf, u vendos nga një autogol.
Në minutën e 85-të francezët realizuan një aksion të gjatë. N’Golo Kante pasoi bukur në zonë për rezervistin Randal Kolo Muani. Ai gjuajti, ndërsa topin rrugës për në portë e devijoi mbrojtësi belg i qendrës, Jan Vertonghen.
Në pjesën e dytë u luajt futbolli thuajse më i mirë deri më tani në Evropianin në Gjermani.
Raste kishte në të dy përfaqësueset, madje shumë të mira. Pak para golit të Francës, Kevin De Bruyne i Belgjikës gjuajti bukur, por portieri i Francës, Mike Maignan bëri pritje vendimtare.
Pas golit, belgët u hodhën në sulm, por francezët me përvojë nuk e rrezikuan fitoren.
Kylian Mbappe, që luajti sërish me maskë, ishte aktiv dhe i rrezikshëm gjatë tërë ndeshjes. Por në fund vendosi autogoli.
Franca ka krijuar plot 20 raste, ndërsa Belgjika i kishte pesë. Por 16 prej goditjeve të francezëve ishin të pasakta. Goditje në kornizë të portës, Franca e kishte vetëm një, kurse Belgjika dy.
Franca llogaritet prej favoriteve për ta fituar Evropianin, por në fazën grupore nuk ka bindur me paraqitje. Dukshëm nivel më të lartë shfaqi ndaj Belgjikës.
Edhe Belgjika është llogaritur në mesin e pretendenteve, por ka dëshpëruar me paraqitje.
Franca e luan ndeshjen çerekfinale më 5 korrik në Hamburg.
Kante me të arritur të veçantë
Franca nuk ka humbur 19 ndeshje në ngjarjet e mëdha në të cilat ka luajtur mesfushori N’Golo Kante.
Është kjo seria më e gjatë e një futbollisti evropian. Me Kanten në përbërje, Franca ka fituar 13 ndeshje, ndërsa ka barazuar në gjashtë të tjera.
Kante edhe ndaj Belgjikës u paraqit mirë. Bëri pasimin që solli golin e kualifikimit, ndër të tjera.
Konde, më i miri i ndeshjes
Kounde, më i miri i ndeshjes
Kounde, më i miri i ndeshjes
Mbrojtësi francez, Jules Kounde, është shpallur më i miri i ndeshjes me Belgjikën.
Ekspertët e UEFA-s kanë vlerësuar kontributin e madh të Koundes.

“Ai ishte i fortë në mbrojtje, shumë ndihmues në zonat e sulmit. Ka bërë krosime të rrezikshme dhe ishte shumë i mirë në situatat një kundër një me Dokun”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.
UEFA: Ishte autogol
UEFA e ka vlerësuar autogol shënimin e Francës ndaj Belgjikës.
Vertonghen devijoi topin e goditur nga Kolo Muani.
¡VERTONGHEN OWN GOAL, FRABCE TAKES THE LATE LEAD! #Euro2024 #France 1-0 #Belgium
— 𝓟𝓐𝓣 🗽 (@ATBanks25) July 1, 2024
pic.twitter.com/PWht4f8wgF
Franca në epërsi
Franca ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Belgjikës.
Kolo Muani shënoi në minutën e 85-të, pas një aksioni të bukur të francezëve.
¡VERTONGHEN OWN GOAL, FRABCE TAKES THE LATE LEAD! #Euro2024 #France 1-0 #Belgium
— 𝓟𝓐𝓣 🗽 (@ATBanks25) July 1, 2024
pic.twitter.com/PWht4f8wgF
Topi u devijua rrugës për në portë.
Maignan shpëton Francën
Portieri Mike Maignan ka bërë pritje vendimtare në ndeshjen e Francës ndaj Belgjikës.
Në minutën e 83-të Kevin De Bruyne gjuajti fuqishëm, por Maignan intervenoi me sukses.
Rezultati mbetet 0:0.
70 minuta lojë, ende në pritje të golit
Franca ka rreshtuar rastet, por ende nuk ka konkretizuar në ndeshjen ndaj Belgjikës.
Janë luajtur 70 minuta dhe rezultati mbetet 0:0.
E rrezikshme në disa situata është shfaqur edhe Belgjika.
Kjo vlerësohet ndeshja kryesore e një të tetës së finales në Euro 2024.
Shumë raste, por jo edhe gola në pjesën e parë
Pa gola ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Francës dhe Belgjikës, që i takon 1/8 së finales në Euro 2024.
Francezët kanë dominuar duke i krijuar tetë raste, por pa konkretizuar. Ndërkohë Belgjika e krijoi vetëm një rast.
Gjysmë ore lojë në Duesseldorf, ende pa gola
Janë luajtur 30 minuta të ndeshjes mes Francës dhe Belgjikës. Rezultati mbetet 0:0.
Të dy përfaqësueset kanë pasur disa gjysmëraste, por pa rrezikuar seriozisht portat kundërshtare.
Formacionet: Francë-Belgjikë
Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në mes të Francës dhe Belgjikës në kuadër të një të tetë së finales të “Euro 2024”.
Ndeshja nis në orën 18:00 dhe luhet në Düsseldorf.
Franca: Maignan, Hernandez, Saliba, Upamecano, Kounde, Kante, Tchouameni, Rabiot, Griezmann, Mbappe, Thuram.
Belgjika: Casteels, Theate, Vertonghen, Faes, Castagne, De Bruyne, Onana, Carrasco, Doku, Lukaku, Openda