Zëdhënësi i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Kushtrim Krasniqi, ka deklaruar se kombëtarja e Austrisë e meritoi të nxirrte një pikë nga ndeshja me Francën, pasi sipas tij, fitorja e francezëve erdhi me vështirësi.
Ai ka shtuar se Franca është favorite për të fituar titullin e Euro 2024.
“Franca gjithmonë ka qenë favorite për t'i fituar kampionatet botërore, është favoritja kryesore për të fituar këtë kampionat, e Austria më befasoi me angazhimin e edhe me presionin që bëri. Austria meritoi të fitonte një pikë nga kjo përballje, Franca mbetet e tillë por krijoi raste në pjesën e dytë. Franca është fuqi e madhe që mund ta fitojë kampionatin”, ka shtuar Krasniqi.
Ndërsa, trajneri Erdin Hashani, ka thënë se skuadra e Austrisë vrapoi gjatë tërë ndeshjes dhe luajti si grup, duke shtuar se Franca “mund të përballohej vetëm si grup”.
“Ta përballosh Francës mundesh vetëm si grup, pasi sulmuesit e krahut është shumë problem t’i ndalosh. Vija e mbrojtjes duhet të jetë e ngushtë që të mos lejon të depërtojnë”, ka shtuar ai.