Euro 2024

Franca dhe Holanda thyejnë rekordin e çmendur të Evropianit

Holandë - Francë

Foto: Associated Press

Barazimi pa gola ndërmjet Francës dhe Holandës të premten ka thyer një rekord të pabesueshëm në Evropian, që kishte zgjatur nga turneu i fundit.

Sipas “StatMuse”, ndeshja në “Red Bull Arena” në Leipzig ishte barazimi i parë 0:0 që prej duelit ndërmjet Anglisë dhe Skocisë që ishte luajtur në “Euro 2020”.

Në 50 ndeshje rresht prej asaj ndeshjeje, është shënuar të paktën një gol.

Ky barazim ka qenë i mirëseardhur si për Francën ashtu edhe për Holandën, pasi të dyja i kanë fituar ndeshjet e para.

Tani Franca dhe Holanda do të luftojnë për vendin e parë në Grupin D.

Franca luan me Poloninë, kurse Holanda do të përgatitet për ndeshjen me Austrinë.