Euro 2024

Fodeni largohet nga kampi anglez

Phil Foden - Euro 2024

Phil Foden i Anglisë është larguar përkohësisht nga kampi i Përfaqësueses së Anglisë dhe është kthyer në vendlindje.

Largimi i tij ka të bëj me çështje familjare, ka thënë të mërkurën zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Anglisë, ka shkruar “BBC”.

Ai ka shtuar se largimi i tij është i përkohshëm, që lë të kuptohet se do të kthehet për ndeshjen e 1/8 së finales që luhet të dielën.

Megjithatë, ende nuk është dhënë ndonjë datë e saktë se kur Foden do të kthehet në Gjermani për ta vazhduar Evropianin 2024.