Phil Foden i Anglisë ka besim se partneriteti i tij me Jude Bellinhamin do të përmirësohet. Dyshja angleze u kritikua pas ndeshjes së fituar me rezultat minimal, 1:0 ndaj Serbisë.
Por Foden insiston se partneriteti i tij me Bellinghamin do të lulëzojë.
“Bellingham është pa dyshim një talent i jashtëzakonshëm. Ai është një lider tani, unë mendoj se ai po kthehet në një lider. Mendoj se loja jonë është e mirë ndonjëherë dhe mendoj se po përmirësohet po ashtu. Dhe, mund të vazhdojë të përmirësohet. Pra, ai është një talent dhe më pëlqen të luaj me të”, ka thënë Foden për fazën zyrtare të Federatës së Futbollit të Anglisë.
Anglia në ndeshjen e dytë të Grupit C do të përballet të enjten me Danimarkën në Frankfurt, ndërsa mbyll fazën e grupeve më 25 qershor ndaj Sllovenisë.