Fondi i përgjithshëm shpërblyes për “Euro 2024” është 331 milionë euro, që është shifër e njëjtë si në “Euro 2020”.
Kjo shumë e madhe e parave u ndahet të gjithë 24 pjesëmarrësve në Evropianin në Gjermani, varësisht prej paraqitjeve.
Maksimumi që një përfaqësuese mund të fitojë në “Euro 2024” është 28.25 milionë euro.
Shpërblimi për një fitore në fazën grupore ka qenë një milion euro, ndërsa fitorja në fazën e një të tetës së finales ka qenë e vlefshme 1.5 milionë euro.
Triumfi në çerekfinale u ka sjellë Federatave të hyra prej 2.5 milionë euro, ndërsa fitorja në gjysmëfinale është shpërblyer me 4 milionë euro.
Fituesi i finales shpërblehet edhe me tetë milionë euro të tjera.