Euro 2024

Ferdinandi vlerëson lart Rodrin

Rodri

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand, e ka vlerësuar mesfushorin spanjoll Rodri si më të mirin në botë aktualisht.

Ferdinand ka deklaruar se Rodri është më i vlefshmi prej futbollistëve.

“Rodri është dirigjenti më i mirë në lojë. Unë në fakt mendoj se ai është lojtari më i vlefshëm për momentin në futboll. Rodri është mbi të gjithë. Ai pothuajse duket si mësuesi në fushë dhe të gjithë të tjerët janë nxënës, kështu më duket mua”, ka thënë të shtunën 45-vjeçari. Mesfushori gjithashtu e ndihmoi Spanjën ta fitonte Ligën e Kombeve vitin e kaluar, ndërsa ai ka luajtur rol vendimtar në ecurinë e Spanjës në finalen e “Euro 2024”.

Të dielën Spanja dhe Anglia do të takohen në Berlin, në finale të “Euro 2024”.