Euro 2024

Donnarumma e vlerëson të vështirë grupin në Evropian

Gianluigi Donnarumma

Portieri i Paris Saint-Germainit dhe i Italisë, Gianluigi Donnarumma, ka folur për Grupin B të “Euro 2024”, në të cilën është edhe Shqipëria. 

Përveç Italisë dhe Shqipërisë, në grup janë edhe Kroacia dhe Spanja. 

25-vjeçari do të jetë kapiten i “azzurrëve” për turneun që nis më 14 qershor në Gjermani. 

“Grupi është i vështirë, por do të jetë edhe i vështirë për të tjerët sepse ata e dinë se do të përballen me një Itali të fortë. Do të luajmë në secilën ndeshje si të ishte finale. Duhet të përgatitemi mirë, sepse të gjitha do të jenë ndeshje të komplikuara. Mendoj se të secili mund të jap diçka të rëndësishme”, ka thënë Donnarumma të shtunën për “Sky Sports Italia”.