Euro 2024

Deschamps pret ta ketë gati Mbappen për Holandën

Kylian Mbappe

Foto: Associated Press

Në prag të ndeshjes së dytë të Francës kundër Holandës në Leipzig, trajneri Didier Deschamps dha një informatë për gjendjen e Kylian Mbappes. 

Ai pret ta ketë gati lojtarin e ri të Real Madridit për ndeshjen ndaj Holandës. 

Ndeshja në mes të Holandës dhe Francës luhet të premten nga ora 21:00 dhe i takon Grupit D.

“Gjithçka po shkon në drejtimin e duhur pas tronditjes së madhe. Ai ka bërë një aktivitet të vogël të mërkurën. Kështu do të jetë edhe në mbrëmje. Është duke lëvizur në drejtimin e duhur për të siguruar që të jetë në dispozicion ndaj Holandës”, ka thënë Deschamps. 

Franca dhe Holanda kanë shënuar fitore në ndeshjet e tyre të para.