Euro 2024

De la Fuente, selektori i tretë më i vjetër në finale të Evropianit

Luis de la Fuente

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, me 63 vjet e 23 ditë, do të bëhet selektori i tretë më i vjetër në histori të Kampionatit Evropian, që do ta udhëheqë një shtet në finale të kësaj gare.

Selektori më i vjetër në histori të Evropianëve që e ka udhëhequr një përfaqësuese në finale, ishte Luis Aragones me 69 vjet e 337 ditë.

Ai e fitoi Evropianin me Spanjën në vitin 2008.

I dyti në listë në këtë statistikë është Otto Rehhagel me 65 vjet e 330 ditë.

Rehhagel në vitin 2004 e fitoi turneun me Greqinë.

Finalja e “Euro 2024” do të mbahet të dielën në Berlin, ku do të përballen Anglia dhe Spanja.