Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente, ka kërkuar që Topi i Artë t’i dhurohet mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri. De la Fuente beson se 28-vjeçari meriton të fitojë çmimin më të lartë individual pasi udhëhoqi Spanjën për të fituar trofeun e “Euro 2024” në Gjermani.
“Rodri duhet të jetë për Topin e Artë. Ia jepni atij, ju lutem. Ai është thjesht lojtari më i mirë në botë”, ka thënë 63-vjeçari. Rodri është shpallur edhe lojtari më i mirë i “Euro 2024”.
28-vjeçari në Evropianin “Gjermania 2024”, ka zhvilluar gjashtë ndeshje dhe ka kontribuar me një gol. Me Cityn, Rodri në edicionin 2023/2024 ka fituar Premier Leaguen, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube.
Në Ligën e Kampionëve, Rodri me Cityn u eliminuan me penallti në çerekfinale.