Euro 2024

Cucurella flet për kritikat që iu bënë te Chelsea

Cucurella

Mbrojtësi i krahut Marc Cucurella ishte përballur me kritika të shumta nga tifozët për paraqitjet që i bëri te skuadra e Chelseat në edicionin 2023/2024.

Por mendimi i tifozëve të klubit anglez ka ndryshuar pas paraqitjeve të Cucurellas në “Euro 2024” me Spanjën. Cucurella u transferua te “blutë” në verën e vitit 2022 nga Brightoni për 65 milionë euro. Të shtunën Cucurella u është përgjigjur kritikave të tifozëve për çmimin e lartë që pagoi Chelsea për transferimin e tij.

“Tifozët më gjykuan mua dhe disa bashkëlojtarë të tjerë nga çmimi që Chelsea pagoi për ne, që nuk ka të bëjë fare me mua. Nëse ato para do të kishin hyrë direkt në xhepin tim, ndoshta do të ishte e drejtë”, ka thënë Cucurella.

25-vjeçari është vlerësuar pozitivisht nga shumë njohës të futbollit për paraqitjet në “Euro 2024”.