Cristiano Ronaldo po paraqitet në Evropianin e gjashtë në Gjermani dhe kështu vetëm po e forcon rekordin që e mban.
Sulmuesi portugez ishte vazhdimisht prezent që kur debutoi si 19-vjeçar në Euro 2004, pikërisht në Portugali. Ai mban rekordin për më së shumti gola, për më së shumti paraqitje dhe natyrisht për më së shumti pjesëmarrje – pesë.
Pepe e Luka Modriq po paraqiten për herë të pestë. Iker Casillas ishte në ekip të Spanjës për Evropian pesë herë. Por ka luajtur vetëm në tri edicione dhe kjo shifër i llogaritet.
Pesë Evropianë
Cristiano Ronaldo (Portugali) – 2004, 2008, 2012, 2016, 2020
Katër Evropianë
Lothar Matthaeus (Gjermani Perëndimore/Gjermani) - 1980, 1984, 1988, 2000
Peter Schmeichel (Danimarkë) - 1988, 1992, 1996, 2000
Alessandro Del Piero (Itali) - 1996, 2000, 2004, 2008
Edwin van der Sar (Holandë) - 1996, 2000, 2004, 2008
Lilian Thuram (Francë) - 1996, 2000, 2004, 2008
Olof Mellberg (Suedi) - 2000, 2004, 2008, 2012
Gianluigi Buffon (Itali) - 2004, 2008, 2012, 2016
Petr Cech (Çeki) - 2004, 2008, 2012, 2016
Zlatan Ibrahimoviq (Suedi) - 2004, 2008, 2012, 2016
Andreas Isaksson (Suedi) - 2004, 2008, 2012, 2016
Kim Kallstrom (Suedi) - 2004, 2008, 2012, 2016
Jaroslav Plashil (Çeki) - 2004, 2008, 2012, 2016
Lukas Podolski (Gjermani) - 2004, 2008, 2012, 2016
Tomas Rosicky (Çeki) - 2000, 2004, 2012, 2016
Bastian Schweinsteiger (Gjermani) - 2004, 2008, 2012, 2016
Darijo Srna (Kroaci) - 2004, 2008, 2012, 2016
Giorgio Chiellini (Itali) - 2008, 2012, 2016, 2020
Sebastian Larsson (Suedi) - 2008, 2012, 2016, 2020
Luka Modriq (Kroaci) - 2008, 2012, 2016, 2020
João Moutinho (Portugali) - 2008, 2012, 2016, 2020
Pepe (Portugali) - 2008, 2012, 2016, 2020