Portieri Diogo Costa është hero i Portugalisë. Ai ka pritur tri penallti të Sllovenisë për ta dërguar Portugalinë në çerekfinale të Euro 2024. Ishin sllovenët që gjuajtën të parët nga pika e bardhë. Goditjen e Josip Iliçiqit e ndali Costa.
Më pas Cristiano Ronaldo ishte i saktë për 1:0. Costa ndali edhe goditjen e Jure Balkovecit. Dhe Bruno Fernandes shënoi për 2:0. Portieri i jashtëzakonshëm portugez e priti edhe goditjen e Benjamin Verbiqit nga pika e bardhë. Dhe kështu Portugalia ishte në pozitë shumë të mirë.
Bernardo Silva mori përgjegjësinë dhe dërgoi topin në portë. Portugezët nisën festën e madhe.
Fituan 3:0 në penallti ndaj sllovenëve të pandalshëm. Ronaldo dhe bashkëlojtarët e tij kaluan nga dëshpërimi i thellë në gëzim të skajshëm. Superylli Ronaldo ishte në lot pasi Jan Oblak priti gjuajtjen e tij nga pika e bardhë në minutën e 105-të. Ai u ngushëllua nga të gjithë bashkëlojtarët.
Sllovenët kishin rast të artë pak para fundit të vazhdimit të dytë. Benjamin Sheshko u nis në kundërsulm dhe doli përballë Costas në minutën e 115-të. Por portieri portugez zgjati këmbën për të ndalur goditjen e Sheshkos dhe për të siguruar më pas kualifikimin e jashtëzakonshëm.
90 minutat e kohës së rregullt janë dominuar nga Portugalia, por edhe sllovenët kishin rastet e tyre. Gola nuk u shënuan. Nuk u shënuan as në dy vazhdimet nga 15 minuta. Dhe më pas Costa doli në skenë me pritje vendimtare për të bërë vend për vete dhe bashkëlojtarët në çerekfinale të Evropianit.
Lojtari i ndeshjes? Kush tjetër pos Costas
Diogo Costa është lojtari i ndeshjes mes Portugalisë dhe Sllovenisë. Costa bëri pritje vendimtare e më pas ndali tri gjuajtje nga pika e bardhë.
Dhe UEFA natyrshëm e shpalli më të mirin.

“Ai ofroi disa momente të jashtëzakonshme. Pos që i ndali tri penallti, ai bëri pritje të jashtëzakonshme ndaj Sheshkos. Shfaqi nivel të lartë të koncentrimit gjatë tërë ndeshjes”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.
Costaaaaaaa, Portugalia në çerekfinale
Diogo Costa ka pritur tri penallti rresht për të dërguar Portugalinë në çerekfinale të Euro 2024.
Penallti
Penalltitë do të vendosin ndeshjen dramatike mes Portugalisë dhe Sllovenisë.
Pas 120 minutave rezultati është 0:0.
Është ndeshja e parë në Euro 2024 që vendoset me penallti.
Sheshko me rast të artë, pret Costa
Sllovenia ka pasur rast të artë në minutën e 115-të. Benjamin Sheshko ishte përballë Diogo Costas. Por portieri portugez zgjati këmbën dhe ndali goditjen e sllovenit.
Rezultati mbetet 0:0.
Ronaldo në lot pas dështimit nga pika e bardhë
Të gjithë lojtarët e Portugalisë i janë afruar superyllit Cristiano Ronaldo për ta ngushëlluar pas humbjes së penalltisë.
Kanë mbetur edhe 15 minuta të tjerë.
The penalty save from Atletico Madrid’s Jan Oblak has brought the emotion out of Cristiano Ronaldo. 🧤🇸🇮pic.twitter.com/Gh6QnYeEhd
— LaLigaExtra (@LaLigaExtra) July 1, 2024
E pabesueshme, Ronaldo humb penalltinë
Jan Oblak ka mbajtur Slloveninë në lojë në ndeshjen ndaj Portugalisë.
Ai priti penalltin e Ronaldos në minutën e 105-të.
🚨🚨| RONALDO'S PENALTY IS SAVED!!!!!
— CentreGoals. (@centregoals) July 1, 2024
pic.twitter.com/WMKvj9mmUO
Shkon në vazhdime ndeshja Portugali – Slloveni
Ndeshja mes Portugalisë dhe Sllovenisë nuk është vendosur pas 90 minutave. Ndonëse rastet ishin të shumta, sidomos për Portugalinë, gola nuk janë shënuar.
Sllovenia kishte më pak raste, por ka rrezikuar seriozisht.
Portugalia vazhdon dominimin, por ende pa gol të shënuar
Portugalia po rreshton sulmet ndaj Sllovenisë.
Megjithatë rezultati pas 60 minutave mbetet 0:0.
Portugalia i ka 34 sulme deri më tani, ndërsa sllovenët i kanë 15.
Pa gola në pjesën e parë të ndeshjes Portugali – Slloveni
Cristiano Ronaldo kishte shumë momente të mira, por megjithatë nuk ka shënuar në pjesën e parë të ndeshjes me Slloveninë.
Nuk kanë shënuar as lojtarët tjerë në fushë, përkundër rasteve të shumta, dhe pas 45 minutave lojë rezultati mbetet 0:0.
Nuk ka befasi, Ronaldo udhëheq sulmin e Portugalisë
Ashtu si pritej, Cristiano Ronaldo e udhëheq sulmin e Portugalisë në ndeshjen ndaj Sllovenisë. Tashmë janë përcaktuar përbërjet e ndeshjes që fillon në ora 21:00 dhe luhet në Frankfurt.
Portugalia vlerësohet favorite e madhe ndaj Sllovenisë.