Mediat franceze kanë shkruar të shtunën se Kignsley Coman është larguar përkohësisht nga kampi i Francës për shkak se është bërë baba për herën e katërt.
Sulmuesi i Bayern Munichut do të udhëtojë në Suedi, ka raportuar të shtunën mediumi “RMC Sport”.
Por, Coman pritet të kthehet në kohë te Përfaqësuesja e Francës për duelin e 1/8 së finales kundër Belgjikës në Duesseldorf të hënën.
Coman ka luajtur pak në Kampionatin Evropian në Gjermani.
Nuk ishte titullar në asnjërën prej tri ndeshjeve të para.
Si zëvendësues luajti nga minuta e 75-të në ndeshjen e dytë të grupit kundër Holandës.