Euro 2024

Cila është arsyeja që lojtarët e Anglisë do t’i deaktivizojnë llogaritë e tyre?

Harry Kane

Lojtarët e Anglisë do të qëndrojnë larg llogarive të tyre në mediat sociale gjatë Euro 2024. Kjo bëhet për të shmangur shpërqendrimin gjatë turneut , mes diskutimeve të vazhdueshme për abuzimin drejtuar futbollistëve në internet.

Federata e Anglisë nuk ka dhënë udhëzime zyrtare se si lojtarët t’u qasen llogarive të tyre në rrjetet sociale gjatë kohës në Gjermani. Por disa lojtarë kanë vendosur të deaktivizojnë faqet e tyre gjatë Euro 2024.

Selektori Gareth Southgate ka inkurajuar lojtarët që të bëjnë zgjedhjet e tyre.

1546 mesazhe e postime fyese iu drejtuan lojtarëve të Anglisë gjatë fazës së grupeve në Kupën e Botës. Harry Kane dhe Declan Rice janë ndër lojtarët që janë larguar nga rrjetet sociale gjatë turneve.

Fyerje ndaj lojtarrëve ka pasur edhe në Euro 2020, ndonëse Anglia arriti deri në finale. Madje Marcus Rashford, Jadon Sancho e Bukayo Saka ishin pre e sulmeve racore në rrjetet sociale.

Tani një pjesë e lojtarëve kanë vendosur që të mos jenë aktivë në rrjetet sociale gjatë Evropianit në Gjermani, shkruan Daily Mail.