Euro 2024

Capello zbulon se çka i duhet Italisë kundër Shqipërisë

Fabio Capello

Foto: Associated Press

Trajneri i mirënjohur italian, Fabio Capello, këmbëngul se Italisë do t’i duhet më shumë intensitet dhe guxim në Euro 2024. Ai ka thënë se Italia duhet të ngritët përpara ndeshjes kundër Shqipërisë. 

Italia përballet me Shqipërinë të shtunën në ndeshjen hapëse të Evropianit “Gjermania 2024”. 

“Misioni i parë do të jetë ngritja e Italisë përpara debutimit kundër Shqipërisë të shtunën. Tani e tutje, do të takojmë kundërshtarë që kanë ecur shumë më shpejt se çfarë kanë bërë ‘Azurët’ në këto ndeshje miqësore. Prandaj do të na duhet një Itali më e guximshme se ajo që pamë në ndeshjen e fundit”, ka thënë Capello për “La Gazzetta dello Sport” të hënën. 

Italia është kampione në fuqi e Evropës. Në grup me Italinë e Shqipërinë janë edhe Spanja dhe Kroacia.