UEFA e ka caktuar arbitrin e ndeshjes mes Italisë dhe Shqipërisë. Ndeshjen e Euro 2024, që zhvillohet të shtunën prej orës 21:00 në Dortmund, e drejton gjermani Felix Zwayer.
Stefan Lupp e Marco Achmueller do të asistojnë Zwayerin. Edhe arbitri i katërt dhe ai në VAR janë nga Gjermania.
Ndërkohë ndeshjen hapëse të Evropianit mes Gjermanisë e Skocisë e drejton francezi Clement Turpin.