Gazeta e madhe zvicerane, Blick, ka shkruar të premten për lojtarët e Shqipërisë të rritur në Zvicër.
“Shumë Zvicër në ekipin e Shqipërisë për Evropian”, është titulli i shkrimit.
Blick ka shkruar se shumë shqiptarë nga Zvicra do të jenë në Gjermani për ta përkrahur Shqipërinë.
Derisa në Euro 2016 te Shqipëria ishin 12 lojtarë me të kaluar në Zvicër, apo me rrënjë nga Zvicra siç shkruan “Blick”, tani ka përgjysmë më pak. Por të gjithë janë të rëndësishëm.
Berat Gjimshiti, i rritur në Zuerich, është kapiten. Te Shqipëria janë edhe Amir Abrashi, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Medon Berisha e Nedim Bajrami.
“Është edhe i shtati që e njeh Zvicrën shumë mirë, të paktën sa i takon lojës – Taulant Seferi”, shkruan Blick.