Sllovakia e ka nisur me fitore të madhe paraqitjen në Kampionatin Evropian. Të hënën pasdite në Frankfurt, në kuadër të Grupit E, Sllovakia e mposhti favoriten e madhe, Belgjikën.
Që në minutën e shtatë të ndeshjes, Ivan Schranz e shënoi golin e tri pikëve të mëdha të Sllovakisë.
Në pjesën e dytë belgët nuk kanë ndalur sulmet për të barazuar rezultatin. Në dy raste madje topin e dërguan në portë. Goli i Romelu Lukakut në minutën e 56-të u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Sulmuesi i fuqishëm, Lukaku, e shënoi gol edhe në minutën e 86-të. Por sërish ndërhyri VAR-i. Këtë herë Lukaku ishte në rregull, por lojtari që asistoi, Lois Openda kishte luajtur me dorë gjatë pranimit të topit. Dhe arbitri sërish e anuloi golin.
Belgët i kishin 15 raste gjithsej, ndërsa sllovakët dhjetë. Megjithatë goli i hershëm i Sllovakisë bëri dallimin.
Belgjikës i anulohet goli për herë të dytë
Belgjikës i janë anuluar dy gola në ndeshjen ndaj Sllovakisë, të cilin po e humb 1:0.
Goli i parë i Romelu Lukakut u anulua për pozitë jashtë loje, ndërsa i dyti, i shënuar në minutat e fundit u anulua për lojë me dorë.
Në të dy rastet intervenoi VAR-i.
Sllovakia në epërsi pas pjesës së parë
Sllovakia është në epërsi prej 1:0 pas pjesës së parë të ndeshjes me Belgjikën. Ndeshja në Frankfurt i takon Grupit E të “Euro 2024”.
Ivan Schranz realizoi gol të bukur nga afërsia në minutën e shtatë të ndeshjes, pas një gabimi të portierit belg Koen Casteels .
Sllovakia në epërsi ndaj Belgjikës
Përfaqësuesja e Sllovakisë ka kaluar në epërsi 1:0, ndaj Belgjikës.
Sulmuesi Ivan Schranz ka shënuar në minutën e shtatë të ndeshjes, pas një gabimi të portierit Koen Casteels
Ndeshja i takon Grupit E të Euro 2024 dhe po luhet në Frankfurt.
🚨🚨| GOAL: Ivan Schranz opens the scoring for Slovakia!
Belgium 0-1 Slovakia
pic.twitter.com/RrVWsdmRXP
Fillon ndeshja ndërmjet Belgjikës dhe Sllovakisë
Ka filluar përballja ndërmjet përfaqësueses së Belgjikës dhe Sllovakisë në kuadër të fazës së grupeve në Evropianin “Gjermania 2024”.
Ndeshja është duke u zhvilluar në Frankfurt dhe i takon Grupit E.
Formacionet startuese të ndeshjes Belgjikë – Sllovaki
Janë publikuar formacionet startuese të ndeshjes Belgjikë – Sllovaki, që nisë nga ora 18:00.
Ndeshja i takon Grupit E të “Euro 2024”. Belgjika në këtë ndeshje do të startojë me formacion 4-2-3-1.
Në portë do të jetë Koen Casteels, ndërsa në mbrojtje katërshja Timothy Castagne, Wout Faes, Zeno Debast dhe Yannick Carrasco. Në mesfushë do të jenë Amadou Onana, Orel Mangala, pasuar nga Lenadro Trossard, Kevin De Bruyne e Jeremy Doku. Në qendër të sulmit do të jetë Romelu Lukaku.
Ndërkohë Sllovakia do të luajë me formacion 4-3-3.
Në portë do të jetë Martin Dubravka, pasuar nga katërshja Peter Pekarik, Denis Vavro, Milan Shkriniar dhe David Hancko. Në mesfushë do të jenë Juraj Kucka, Stanislav Lobotka, Ondrej Duda ndërsa në sulm Ivan Schranz, Robert Bozhenik dhe Lukash Haraslin.

