UEFA e vlerëson yllin e Cityt
Kevin De Bruyne e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë në ndeshjen që Belgjika e fitoi ndaj Rumanisë, 2:0.
De Bruyne e shënoi golin e dytë të belgëve.
“Ai e bëri dallimin për skuadrën e Belgjikës që i fitoi pikët e para. Edhe një herë tjetër, ai ishte lojtari vendimtar për skuadrën e tij”, ka shkruar UEFA.
Belgjika mposht Rumaninë në grupin e skuadrave me tri pikë
Golat nga Youri Tielemans dhe Kevin De Bruyne e kanë vendosur sfidën ndërmjet Belgjikës dhe Rumanisë.
Belgjika fitoi me rezultatin 2:0. Tielemans shënoi pas 73 sekondave lojë, ndërsa De Bruyne realizoi në minutën e 80-të me asistim të portierit Koen Casteels.
Belgëve iu anulua në pjesën e dytë edhe një gol i Romelu Lukakut, që asistoi në golin e parë.
Fitorja e Belgjikës ka bërë që ky grup të jetë i barabartë me pikë.
Rumania, Belgjika, Sllovakia dhe Ukraina kanë nga tri pikë dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjet e fundit të fazës grupore.
Të mërkurën e ardhshme takohen Sllovakia – Rumania dhe Ukraina – Belgjika.
Belgjika dyfishon epërsinë, asiston portieri
Kevin De Bruyne e ka shënuar një tjetër gol për Belgjikën dhe e ka dyfishuar epërsinë.
Portieri Koen Casteels ishte asistues. Ai me top të gjatë në minutën e 80-të e gjeti mesfushorin e Manchester Cityt, që ishte i pagabueshëm përballë portierit kundërshtar.
Belgjika është duke fituar ndaj Rumanisë, 2:0.
Belgjika dominon dhe shkon në pushim me epërsi
Belgjika ka shkuar në pushim mes pjesëve me epërsi të një goli në ndeshjen e dytë të Grupit E ndaj Rumanisë.
Belgët realizuan pas vetëm 73 sekondave lojë.
Shënues ishte mesfushori i Aston Villas, Youri Tielemans, kur u asistua nga Romelu Lukaku.
Për belgët ishte goli më i hershëm i shënuar në ndonjë turne ndërkombëtar.
Belgjika në epërsi të hershme
Belgjika ka kaluar në epërsi të hershme në ndeshjen ndaj Rumanisë.
Youri Tielemans shënoi qysh në minutën e dytë.
Formacionet zyrtare Belgjika – Rumania, befasi te belgët
Selektori Roberto Martinez ka bërë katër ndryshime në formacion, në krahasim me lojtarët që luajtën në disfatën nga Sllovakia.
Ish-mbrojtësi i Tottenhamit, Jan Vertonghen dhe Youri Tielemans i Aston Villas janë në formacionin titullar, njësoj si Arthur Theate dhe Dodi Lukebakio.
Formacioni i Belgjikës:
Casteels, Castagne, Vertonghen, Faes, Theate, Onana, Tielemans, De Bruyne, Lukebakio, Doku, Lukaku
Ndërkohë, vetëm një ndryshim është te Rumania, pas fitores 3:0 ndaj Ukrainës.
Valentin Mihaila do të jetë zëvendësues i Florinel Comanit.
Formacioni i Rumanisë:
Nita, Bancu, Burca, Dragusin, Ratiu, Marin, Mihaila, Stanciu, Marin, Man, Dragus
Ndeshja mes Belgjikës dhe Rumanisë i takon Grupit E të “Euro 2024”.
Rumania, Ukraina dhe Sllovakia kanë nga tri pikë.
Belgjika e fundit është pa pikë.