Mario Balotelli ka postuar golin ikonik të shënuar kundër Gjermanisë në gjysmëfinale të “Euro 2012”, afro 12 vjet më parë.
Më 28 qershor ishte 12 vjetori i fitores së Italisë ndaj Gjermanisë në Varshavë.
Balotelli i kishte shënuar të dy golat për italianët në fitoren 2:1.

Ai kishte shënuar për 1:0 me kokë pas harkimit të Antonio Cassanos në minutën e 20-të, ndërsa në minutën e 36-të, kishte realizuar me gjuajtje shumë të fuqishme.
Pas golit të dytë, festa e Balotellit ishte e veçantë.
Postimin në llogarinë e tij personale në Instagram, Balotelli e bëri në ditën kur Italia u eliminua nga Zvicra, në një të tetën e finales së Evropianit 2024.
Balotelli së fundmi ishte anëtar i skuadrës Adana Demirspor në Superligën e Turqisë. Nga dita e hënë do të jetë futbollist i lirë.