Euro 2024

Babai i Dakut flet për mediat ruse

Mirlind Daku

Shumë media në Rusi kanë shkruar për veprimin e Mirlind Dakut pas ndeshjes së Shqipërisë me Kroacinë, kur ai mori altoparlantin dhe nisi një këngë fyese për maqedonasit. Për këtë veprim nga sajti rus “sport24.ru” është kontaktuar edhe babai i futbollistit të Shqipërisë, Fehmi Daku. Ai ka mohuar që Mirlind Daku ka thirrur “vrite serbin”.

“Djali im nuk ka thënë gjëra të tilla. Është vetëm që Mirlindi është emocional e ka shpërthyer. E bëri këtë pa qëllim dhe tashmë ka kërkuar falje ndaj atyre që janë lënduar. Do të jetë shumë vështirë për ne nëse Mirlindi diskualifikohet. Por nuk besoj se do t’i thotë lamtumirë turneut”, ka thënë babai i futbollistit të Shqipërisë.

Ai ka treguar për përkrahjen që kishte Mirlindi në Kroaci, Slloveni e Rusi.

“Të gjithë i dinë sjelljet e tij si futbollist. Djali im është shumë i mirë, por ky është Evropiani i parë për të dhe është emocional. Mendoj se nuk meriton të suspendohet. Tashmë ka kërkuar falje”, ka thënë Fehmi Daku.

LEXO EDHE: